Ndërlidhjet

Në Jemen u vranë 27 ushtarë gjatë luftimeve me Al-Qaedan


Qyteti Mukalla më 24 prill 2016
Qyteti Mukalla më 24 prill 2016

Të paktën 27 ushtarë të Jemenit u vranë në një ofensivë qeveritare, të përkrahur nga forcat saudite, e cila i largoi militantët e Al-Qaedas nga një qytet me rëndësi në juglindje të vendit, kanë thënë sot zyrtarët e ushtrisë dhe punonjësit mjekësorë.

Ndërkohë, jeta i është kthyer normalitetit në qytetin bregdetar tw Mukallas, thonë banorët. Më shumë se 60 ushtarë u lënduan në operacionet që nisën në fundjavë, përmes së cilave forcat qeveritare rimorën qytetin Mukalla, kryeqytetin e provincës Haramawt.

Qyteti po mbahej nga militantët e Al-Qaedas për më shumë se një vit.

Rimarrja e Mukallas ishte pjesë e një ofensive të gjerë kundër ekstremistëve sunitë, të nisur nga forcat pro-qeveritare muajin e kaluar.

Këto trupa ishin përkrahur nga forcat speciale nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, e poashtu edhe nga koalicioni arab, përmes sulmeve ajrore. Sipas informatave të këtij koalcioni, më shumë se 800 militantë janë vrarë gjatë ofensivës.

XS
SM
MD
LG