Ndërlidhjet

Dhuna në Ukrainë arrin sërish “nivele shqetësuese”


Ertugrul Apakan, shef i misionit të OSBE-së në Ukrainë.
Ertugrul Apakan, shef i misionit të OSBE-së në Ukrainë.

Misioni vëzhgues i OSBE-së në lindje të Ukrainës ka thënë se shkeljet e armëpushimit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë në nivelin më të lartë në disa muaj.

Ertugrul Apakan, shef i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka thënë se gjatë javëve të fundit “dhuna e armatosur në lindje të Ukrainës ka arritur sërish nivele shqetësuese”.

Ndërkohë, në një konferencë të sigurisë në Moskë, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, ka folur kundër idesë për t’iu dhënë armë monitoruesve të paarmatosur.

Zannier ka thënë se armatosja e vëzhguesve të OSBE-së mund të bëhet vetëm nëse ka pajtim dhe marrëveshje të qartë.

Ai ka thënë se palët ndërluftuese, para së gjithash, duhet të respektojnë armëpushimin e ndërmjetësuar në Minsk, në shkurt të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG