Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim për gjashtë të arrestuarit për krim të organizuar


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë u kacaktuar masën e paraburgimit prej një muaji gjashtë personave të arrestuar të mërkuren, pas bastisjeve të kryera nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, dy gjyqtarë të procedurës paraprake të EULEX-it caktuan masën e paraburgimit prej një muaj, për 6 të pandehurit e arrestuar më 27 prill 2016, pas bastisjeve të kryera nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, në Prishtinë. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Paraprakisht, Prokuroria ka shpjeguar se hetimi ka të bëjë me një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më sot, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe nga Serbia, i kryesuar nga Azem Syla, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ish komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar, secili me një rol të veçantë, për të privuar Kosovën nga pronat shoqërore në një vlerë përafërsisht prej 30 milionë eurosh, nëpërmjet veprimtarive kriminale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe dhënien e ryshfetit për zyrtarët publik", thuhej në komunikatën e Prokurorisë.

I dyshuari kryesor i këtij grupi, Azem Syla nuk është kapur ende, sikurse edhe numri më i madh i personave tjerë në këtë rast.

XS
SM
MD
LG