Ndërlidhjet

Sulmet në San Bernardino: Arrestohen tre të afërm të sulmuesve


Sulmuesit në San Bernardino: Syed Farook dhe Tashfeen Malik.
Sulmuesit në San Bernardino: Syed Farook dhe Tashfeen Malik.

Tre njerëz janë arrestuar në lidhje me sulmet në San Bernardino të Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë lënë të vrarë 14 veta.

Treshja, e lidhur me sulmuesin Syed Farook, është arrestuar gjatë bastisjeve në jug të Kalifornisë.

Ata janë dërguar në mbajtje nën akuzat për konspiracion dhe për deklarata të rreme.

Sulmet, dhjetorin e kaluar, janë kryer nga çifti mysliman Syed Farook dhe Tashfeen Malik.

Të dy ata janë vrarë nga policia.

Këto sulme janë përshkruar si më vdekjeprurëset në tokën amerikane që nga sulmet e 11 Shtatorit.

Një nga të arrestuarit të enjten thuhet se është vëllai i Farookut.

XS
SM
MD
LG