Ndërlidhjet

Kthehet në Rusi trupi i ushtarit të vrarë në Palmira


Arkiv
Arkiv

Trupi i pjesëtarit të forcave speciale ruse, i vrarë gjatë betejës me militantët e Shtetit Islamik për rimarrjen e qytetit Palmira në Siri, është kthyer në Rusi.

Ministria ruse e Mbrojtjes, tha se trupi i 25 vjeçarit, Aleksandr Prokhorenko, do të varroset me ceremoni ushtarake.

Ushtarakët thanë se Prokhorenko po luftonte përkrah forcave qeveritare siriane duke orientuar sulmet ajrore ruse ne Palmira, kur pozicioni i tij u rrethua nga luftëtarët e IS-it në muajin mars.

Sipas zyrtarëve ushtarak, Prokhorenko kërkoi që avionët të bombardojnë pozicionin e tij, kur e pa se është rrethuar dhe mund të kapet i gjallë.

Sulmi ajror, vrau Prokhorenkon si dhe militantët që ishin afër për ta kapur atë.

Presidenti rus , Vladimir Putin, e dekoroi Prokhorenkon me titullin “Hero i Rusisë”.

XS
SM
MD
LG