Ndërlidhjet

Protesta në “Zonën e Gjelbër” të Bagdadit


Pamje nga protestat e mëhershme në Bagdad, 26 prill 2016
Pamje nga protestat e mëhershme në Bagdad, 26 prill 2016

Qindra protestues kanë vërshuar “Zonën e Gjelbër” të Bagdadit dhe disa prej tyre kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit.

Protestat e sotme u mbajtën nga përkrahësit e klerikut shiit, Moqtada al-Sadr, pasi ligjëvënësit kundërshtuan mbajtjen e votimit për riformatizim të qeverisë.

Nuk ka pasur raporte për dhunë, edhe pse forcat e sigurisë në Irak u vendosën në disa pika për t’i mbrojtur ambasadat, ndërtesat qeveritare, si dhe objekte të tjera të ndjeshme në atë zonë.

Forcat e sigurisë nuk u përpoqën që t’i ndalin protestuesit nga hyrja në ndërtesën e qeverisë. Ato kanë bllokuar rrugët që çojnë në drejtim të qendrës së qytetit, për t’ua pamundësuar protestuesve të tjerë arritjen në atë zonë.

Burimet qeveritare nuk kanë konfirmuar për media nëse kryeministri Haidar al-Abadi është larguar nga “Zona e Gjelbër” në drejtim të një lokacioni më të sigurt.

Ka disa javë që përkrahësit e Sadr po protestojnë për t’i bërë presion Abadit që t’i ndërmarrë reformat e premtuara në qeveri.

XS
SM
MD
LG