Ndërlidhjet

Japonia dhe Rusia pritet të diskutojnë për Ishujt Kurile


Kryeministri japonez, Shinzo Abe
Kryeministri japonez, Shinzo Abe

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, planifikon ta vizitojë Rusinë këtë javë për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin, për bisedime që kanë për qëllim arritjen e një traktati formal të paqes me Moskën.

Abe u tha gazetarëve në Japoni , para nisjes në turneun e tij evropian, se ai do të diskutojë me Moskën për mosmarrëveshjet territoriale që kanë për Ishujt Kurile (katër ishuj që ndodhen jashtë bregut verior të tokës kryesore japoneze, të cilët u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore).

Të dyja palët asnjëherë nuk nënshkruan një traktat formal të paqes pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme rreth ishujve Kurile.

Kremlini tha se Abe pritet të arrijë në qytetin rus të Sochit më 6 maj dhe do të diskutojë me Putinin për bashkëpunimin tregtar, dhe çështje të tjera eknomike, e poashtu edhe “çështje të rëndësishme ndërkombëtare.”

Vizita e Abes në Sochi është ndalesa e tij e fundit në kuadër të turneut evropian, pas vizitave të planifikuara në Francë, Belgjikë, Gjermani dhe Britani të Madhe.

XS
SM
MD
LG