Ndërlidhjet

Hetuesit rusë arrestojnë të dyshuarit për vrasjen e policit dhe familjes së tij


Shtëpia ku u gjetën të vrarë Andrei Gosht dhe familja e tij, Samara, Rusi, 24 prill 2016
Shtëpia ku u gjetën të vrarë Andrei Gosht dhe familja e tij, Samara, Rusi, 24 prill 2016

Hetuesit federalë rusë thonë se kanë arrestuar tre burra nga Azia Qendrore në lidhje me vrasjen e një zyrtari të lartë policor dhe pesë anëtarëve të familjes së tij.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vladimir Markin, tha se të dyshuarit, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura, do të akuzohen zyrtarisht për vrasje dhe vjedhje brenda ditëve në vijim.

Mediat ruse raportuan se trupat e zyrtarit të lartë të Departamentit të Brendshëm në rajonin e Samaras, Andrei Gosht dhe familjarëve të tij, u zbuluan në shtëpinë e tyre në Syzran, më 24 prill, rreth 1,000 kilometra në juglindje të Moskës.

Autoritetet thonë se ata duket se janë vrarë nga goditje të rënda në kokë.

Raportohet se mbesa 7 vjeçare e Gosht është personi i vetëm që ka mbijetuar. Ajo ndodhet në spital, me lëndime të rënda.

XS
SM
MD
LG