Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi përshëndet vendimin e UEFA-s për Kosovën 


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e UEFA-s për pranimin e Kosovës si anëtari i 55-të i kësaj federate.

“Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare - disa lojë do t'i fitojmë, disa do t'i humbim, por kurrë më s'do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

XS
SM
MD
LG