Ndërlidhjet

Koreja V. hap kongresin më të madh politik në disa dekada


Lideri verikorean, Kim Jong Un.
Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut ka hapur një nga takimet më të mëdha politike në 36 vjet.

Kongresi i 7-të i Partisë së Punëtorëve ka nisur punimet në Phenjan.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, pritet të konfirmojë ambiciet e tij bërthamore dhe ka spekulime se së shpejti do të kryejë provën e pestë bërthamore.

Rreth 100 gazetarë të huaj janë ftuar të mbulojnë ngjarjen, por ata nuk janë lejuar brenda sallës ku po zhvilohet kongresi.

Phenjani ka kryer disa teste të raketave balistike në muajt e fundit, si dhe testin e katërt bërthamor në muajin janar.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë në konsultime të afërta me aleatët aziatikë për të monitoruar situatën në Gadishullin Korean gjatë takimit të nivelit të lartë, i cili pritet të rezultojë edhe me riorganizimin e disa zyrtarëve.

XS
SM
MD
LG