Ndërlidhjet

Lirohen tre gazetarët spanjollë të rrëmbyer në Siri


Fronit Al-Nusra, Siri
Fronit Al-Nusra, Siri

Tre gazetarë spanjollë që besohet se ishin rrëmbyer në Siri vitin e kaluar janë liruar.

Zëvendëskryeministri në detyrë spanjoll, Soraya Saenz de Santamaria, ka folur dje me telefon me burrat, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

Nuk ka pasur informata se si janë liruar tre gazetarët, por El Pais ka raportuar se ata aktualisht ndodhen në Turqi.

Tre burrat - Antonio Pampliega, Jose Manuel Lopez, and Angel Sastre – kanë figuruar si të zhdukur që nga korriku i vitit të kaluar, në afërsi të qytetit të Aleppos. Mediat spanjolle kanë raportuar se burrat ishin kapur nga Fronti Al-Nusra, që është degë e Al-Qaedas në Siri.

XS
SM
MD
LG