Ndërlidhjet

Rusi: I vret 5 motoçiklistë pas një “mosmarrëveshje”


Ilustrim
Ilustrim

Policia ruse ka arrestuar një burrë të dyshuar se ka vrarë sot pesë motoçiklistë, në një fshat jashtë Moskës.

Hetuesit thanë përmes një deklarate se motoçiklistët janë vrarë me një pushkë gjuetie sot në mëngjes, në fshatin Chelokhovo, rreth 100 kilometra në juglindje të Moskës.

I dyshuari 27 vjeçar, banor lokal, është rrëfyer se i ka gjuajtur motoçiklistët pas një “mosmarrëveshjeje”, thuhet në deklaratë.

Agjencitë ruse të lajmeve thotë se motoçiklistët kishin kaluar natën në një ndërtesë të braktisur të një fabrike të birrës në atë fshat.

Raportohet se ata ishin duke planifikuar pjesëmarrje në shënimin e Ditës së Fitores, më 9 maj, kur Rusia feston mposhtjen e nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG