Ndërlidhjet

John Kerry arriti në Paris për bisedime për Sirinë


John Kerry (majtas) dhe Staffan de Mistura, i dërguar special i OKB-së për Sirinë, gjatë një konference për media në Gjenevë më 2 maj
John Kerry (majtas) dhe Staffan de Mistura, i dërguar special i OKB-së për Sirinë, gjatë një konference për media në Gjenevë më 2 maj

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Paris për bisedime lidhur me konfliktin n[ë Siri.

Në këto bisedime, sot në Paris, pritet të arrijnë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Jordanisë dhe Turqisë, ku do të jetë i pranishëm edhe Riad Hijab, shef i koalicionit opozitar sirian, që mbështetet nga perëndimi. Këto bisedime po bëhen me qëllim të ripërtritjes së procesit paqësor në Siri.

Bisedimet paqësore në Gjenevë, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe figurave opozitare, përfshirë edhe përfaqësuesit e grupeve kryengritëse, u ndërprenë muajin e kaluar, pa ndonjë progres të rëndësishëm.

XS
SM
MD
LG