Ndërlidhjet

OSBE: Filloi seminari për gazetarë në pjesën veriore të Kosovës


OSCE
OSCE

Një shkollë 10 ditëshe e gazetarisë, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, për afro 20 të rinjë nga pjesa veriore e Kosovës, ka filluar sot në Mitrovicën e Veriut.

“Për shoqëritë demokratike është madhore që të kenë gazetarë të arsimuar mirë, që janë të aftë për të raportuar në mënyrë objektive, faktike dhe të pavarur”, tha Christopher Teutsch, drejtor i Departamentit për demokratizim të Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe ka shtuar se “është po ashtu me rëndësi që të rinjëve ambiciozë tu mundësohet arsim për të pasur karrierë në gazetari”.

Mëtutje, zoti Teutsch ka theksuar se “me këtë aktivitet, Misioni i OSBE-së synon t'i ndihmoj mediat në pjesën veriore të Kosovës, që t’i forcojnë kapacitetet njerëzore dhe ta fuqizojnë ofrimin e pluralizmit informativ te publiku”.

XS
SM
MD
LG