Ndërlidhjet

Përkundër rasteve të korrupsionit, anëtarësimi në FIFA mbetet tërheqës


Përkundër krizës për shkak të rasteve të korrupsionit, Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, mbetet tërheqëse për anëtarësim.

Me pranim në FIFA, pos tjerash, fitohet e drejta për pjesëmarrje në kualifikime për kampionatet botërore dhe për përfshirje eventuale në fondet milionëshe të FIFA-s.

Të premten, në mbledhjen e Kongresit të FIFA-s, që mbahet në Meksikë, 209 federatat anëtare, që e përbëjnë FIFA-n, pritet t’i pranojnë edhe dy anëtarë të rinjë, raporton agjencia AP.

Këta dy kandidatë për pranim janë Kosova dhe Gjibraltari, e pastaj edhe vendosja e tyre në grupet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Para disa ditësh Kosova u pranua në Federatën Evropiane të Futbollit, e njohur me shkurtesën UEFA.

XS
SM
MD
LG