Ndërlidhjet

Turqi: Nga sulmi në Dijarbakir – tre të vrarë


Pamje e pjesëtarëve të forcave speciale të Turqisë në qytetin Dijarbakir
Pamje e pjesëtarëve të forcave speciale të Turqisë në qytetin Dijarbakir

Nga një sulm me makinë-bombë kundër një makine të policisë sot në qytetin juglindor Dijarbakir në Turqi, janë vrarë tre vetë dhe plagosur 45 të tjerë, përfshirë 12 policë, ka njoftuar Zyra e guvernatorit të qytetit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ka ndodhur në qendër të qytetit, që është i banuar me popullatë shumicë kurde.

Sot më herët gjatë ditës, dy oficerë të policisë janë vrarë gjatë përpjekes për çmontimin e një bombe të vendosur në rrugë, në provincën lindore Van, ka raportuar agjencia e lajmeve, Anatolia, që udhëhiqet nga shteti.

Dhuna në pjesën juglindore të Turqisë ka shënuar përshkallëzim, prej korrikut të vitit 2015, kur u shkatërrua proces i ndjeshëm paqësor ndërmjet qeverisë dhe kryengritësve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që në Turqi është e jashtligjshme.

Prej atëherë, janë vrarë qindra njerëz, përfshirë edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

XS
SM
MD
LG