Djali i rrëmbyer i ish-kryeministrit të Pakistanit, Yousaf Raza Gilani, është liruar në Afganistan gjatë jë operacioni të forcave speciale amerikano-afgane.
Ministria e jashtme e Pakistanit ka njoftuar sot se djali, Ali Haider Gilani, do të dërgohet në Pakistan pas kontrollit mjekësor.
Thuhet se Gilani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Misioni i udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan tha se ai u lirua në provincën Paktika, e jo në Ghazni, siç ishte raportuar më parë.
Presidenca e Afganistanit tha se cak i aksionit të forcave speciale ishte një celulë e al-Kaidës.
Gilani ishte rrëmbyer nga talibanët e dyshuar më 9 maj të vitit 2013, në qytetin e tij, Multan, derisa po bënte fushatë zgjedhore.
Babai i tij ishte kryeministër prej marsit të vitit 2008, e deri në prill të vitit 2012, kur ishte shkarkuar nga Gjykata Supreme.