Ndërlidhjet

Azerbajxhani, vendi më i keq në Evropë për komunitetin LGBT


Ilustrim
Ilustrim

Azerbajxhani është radhitur si vendi më i keq në Evropë për të jetuar nëse je homoseksual, biseksual, transgjinor apo interseksual.

Indeksi i organizatës evropiane ILGA-Europe Rainbow radhit 49 shtete evropiane bazuar në ligjet, politikat dhe praktikat që ndikojnë në jetën e komunitetit LGBT.

Vendet me pikët më të ulëta në këtë indeks janë të gjitha nga ish-blloku Sovjetik: Armenia, Rusia dhe Azerbajxhani.

Vendet që e kryesojnë këtë indeks janë Malta, Belgjika dhe Britania e Madhe.

Edhe pse të qenit homoseksual është e drejtë legale në Azerbajxhan, indeksi i këtij viti tërheq vëmendjen në dështimin e këtij vendi për ta mbrojtur këtë komunitet nga krimet e urrejtjes dhe diskriminimi.

Organizata thotë se në Azerbajxhan ka numër të lartë të njerëzve homofobë dhe të sulmeve të dhunshme ndaj këtij komuniteti, duke përmendur edhe deklaratat diskriminuese të bëra nga figurat politike.

XS
SM
MD
LG