Gilani kthehet në Pakistan
Djali i ish-kryeministrit të Pakistanit e ka lënë Afganistanin, pasi ishte mbajtur për tri vite nga militantët e Al-Qaedas. Ali Haider Gilani, djali i ish-kryeminsitrit Yusuf Raza Gilani, është liruar gjatë një operacioni të përbashkët të forcave afgane dhe atyre amerikane, në afërsi të kufirit me Pakistanin, më 10 maj.Para largimit nga Kabuli, ai ka falenderuar shpëtimtarët e tij.