Ndërlidhjet

Vuçiq u kërkon serbëve të Bosnjës që t’i shmangen dhunës gjatë protestave


Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje liderëve politikë serbë në vendin fqinj, Bosnjë dhe Hercegovinë, që ta parandalojnë dhunën në protestat në rrugë, të parapara të mbahen më 14 maj.

Si partitë opozitare, ashtu edhe ato në pushtet, në rajonin autonom serb në Bosnjë, të njohur si Republika Serbe, u kanë bërë thirrje përkrahësve të tyre që të dalin në rrugë në qytetin e Banja Llukës për të protestuar para zgjedhjeve lokale të tetorit.

Opozita do të protestojë kundër papunësisë dhe korrupsionit, ndërsa partia në pushtet ka kërkuar nga njerëzit që të shprehin përkrahje për politikat qeveritare.

Vuçiq tha se inteligjenca serbe ka parë indikacione se protesta mund të jetë e dhunshme. Ai tha se ka biseduar me liderët e serbëve të Bosnjës, përfshirë presidentin e Republikës Serbe në Bosnjë, Millorad Dodik.

“Neve nuk na duhet konflikti”, ka thënë Vuçiq, duke thënë se paqja dhe stabiliteti janë kushte pa të cilat Serbia nuk mund të përparojë.

Dodik në vazhdimësi ka provuar, por dështuar, që t’i bindë liderët e opozitës që t’i anulojnë protestat, por thotë se ai nuk sheh ndonjë problem në mbajtjen e dy lloj protestave nga rivalët, në të njejtën ditë.

Komentet e Vuçiq, nga ana tjetër, reflektojnë presionin që e ndien Beogradin nga Perëndimi për ta përkrahur stabilitetin në Ballkan, nëse ky vend dëshiron të përparojë në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG