Ndërlidhjet

Janë gjetur copëza të reja që mund të jenë të Malaysian Airline


Ilustrim
Ilustrim

Malajzia dhe Australia thonë se edhe dy copëza të tjera janë zbuluar në Afrikë të Jugut dhe Ishullin Rodrigues, të cilat “me siguri” janë pjesë të aeroplanit që u zhduk në mënyrë misterioze para dy vitesh, me 239 njerëz në bord.

Njoftimi nënkupton se deri tani janë zbuluar pesë copëza gjithsej nga fluturimi i Malaysian Airline 370, në lokacione të ndryshme përgjatë Oqeanit Indian, që nga zhdukja e këtij aeroplani më 8 mars, 2014, përderisa ai po fluturonte nga Kuala Lampuri në drejtim të Pekinit.

Në muajin mars, hetuesit konfirmuan se janë gjetur dy copëza në bregdetin e Mozambikut, për të cilat thuhet se me siguri janë nga ai aeroplan. Vitin e kaluar, një pjesë e krahut të aeroplanit është gjetur në “Ishullin e Bashkuar” të Francës.

Një nga copëzat e reja, të gjetura në Afrikë të Jugut, është pjesë e motorit të avionit, që mendohet të jetë e Malaysian Airline.

Pjesa tjetër e gjetur në Ishullin Rodrigues është një copë dekorative nga një “tavolinë pune” në pjesën kryesore të kabinës së aeroplanit, e cila nuk përdoret nga ndonjë konsumator tjetër i Boeing 777, përveç Malaysian Airlines.

XS
SM
MD
LG