Ndërlidhjet

Vërshime të mëdha në Taxhikistan


Vërshime në veri të Taxhikistanit
Vërshime në veri të Taxhikistanit

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe.

Banorët e pa shpresë shihnin se si ujërat në rritje mbulonin rrugët, fushat dhe shtëpitë e tyre.

Sipas raporteve paraprake, askush nuk është lënduar nga stuhia e sotme, por rreth 100 shtëpi janë shkatërruar, disa pjesërisht e disa të tjera plotësisht.

Disa banorë kanë provuar që t’i mbrojnë shtëpitë e tyre me thasë të mbushur me rërë, por shumë prej tyre tani përballen me pastrime masive dhe përpjekje për rindërtim.

XS
SM
MD
LG