Ndërlidhjet

Sulmet ajrore godasin një qendër mjekësore në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Aktivistët sirianë thonë se aeroplanë të dyshuar qeveritarë kanë kryer një varg sulmesh më 13 maj kundër zonave të kontrolluara nga rebelët, në provincën veriperëndimore të Idlibit, duke lënë të vrarë të paktën gjashtë njerëz.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, thotë se sulmet ajrore shënjestruan qytetin e Idlibit, si dhe qytetin e Arihas, ku goditën një qendër mjekësore.

Të dyja qytetet janë të kontrolluara kryesisht nga Fronti Al-Nusra dhe militantët aleatë islamikë.

Grupi monitorues tha se të paktën 12 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet ajrore. Sidoqoftë, një grup lokal i aktivistëve tha se numri i të vrarëve është gjashtë.

Mediat shtetërore siriane raportuan se aeroplanët qeveritarë kanë goditur pikat e Al-Qaedas në Idlib dhe Hama, duke vrarë më shumë se 30 militantë.

Këto sulme vijnë në kohën e një fushate ajrore në Sirinë qendrore dhe veriore, një ditë pasi militantët islamikë pushtuan një fshat alavit.

Aktivistët dhe media shtetërore thonë se militantët kanë vrarë 19 civilë, përfshirë gjashtë gra, në fshatin Zaara, kryesisht i banuar nga sekti alavit, të cilit i takon edhe presidenti sirian, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG