Ndërlidhjet

SHBA: Reporteri i përjashtuar nga ushtria i drejtohet Gjykatës Supreme


Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara në Uashington
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara në Uashington

Gazetari Wayne Anderson, i cili e ka humbur statusin e përfshirjes në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, gjatë raportimeve nga lufta në Afganistan, ka kërkuar që rasti i tij të shqyrtohet në Gjykatën Supreme.

Shkak i humbjes së këtij statusi ishte raportimi për një mospajtim i cili përfundoi në mënyrë vdekjeprurëse.

Gazetari Anderson, 60 vjeçar, thotë se zyrtarë ushtarakë amrikanë në vitin 2010 e dërguan atë në shtëpi, pasi në të përditshmen The Washington Times, e botoi artikullin për të shtëna gjatë një ushtrimi, që buruan nga një mospajtim ndërmjet një ushtari afgan dhe një kontraktori amerikan.

Sipas artikullit, që ishte postuar në faqen e gazetës në Internet, së bashku me një video që ai e kishte xhiruar, ku shiheshin amerikanët e plagosur duke u shkarkuar nga automjeti i ndihmës së parë, nga këto të shtëna ishin vrarë dy kontraktorë amerikanë dhe dy ushtarë afganë.

Anderson thotë se komandantët ushtarakë amerikanë ishin përpjekur të ndërhynin në raportimin e tij, duke i thënë atij se “po ndiqte një jongjarje”.

Ushtria amerikane konsideron se gazetari Anderson ka bërë shkelje të rregullave të mediave në terren, duke postuar video të ushtarëve të plagosur. Gazetari thotë se pamjet nuk e kanë zbuluar identitetin e personelit, prandaj nuk ka pasur shkelje të rregullave.

Në një peticion këtë javë, Anderson ka kërkuar anulimin e memorandumit me të cilin ka përfunduar statusi i tij dhe kthimin e kredencialeve të tij.

Raportohet se Gjykata Supreme i dëgjon vetëm 1% të mijëra peticioneve që i pranon për çdo vit.

XS
SM
MD
LG