Ndërlidhjet

SHBA: Lëvizje përpara për kredinë për Ukrainën lidhur me reforma


Joe Bien (djathtas) gjatë një takimi të mëparshëm me presidentin Petro Poroshenko
Joe Bien (djathtas) gjatë një takimi të mëparshëm me presidentin Petro Poroshenko

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se Shtetet e Bashkuara do të lëvizin përpara me marrëveshjen për kredinë e tretë në mbështetje të reformave dhe luftës kundër korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara në muajin nëntor patën premtuar pjesën e tretë prej një miliard dollarësh kredi, por atë e kishin kushtëzuar me progres në reformimin e ekonomisë dhe luftimin e korrupsionit.

Mbrëmë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zoti Biden ka biseduar me telefon me zotin Poroshenko dhe e ka mirëpritur “hapin e parë të rëndësishëm kah reformat më se të nevojshme”, me emërimin e prokurorit të ri të përgjithshëm në Ukrainë.

Aktualisht, edhe Fondi Monetar ndërkombtar ka sinjalizuar se së shpejti do të lëvizë përpara me kredinë prej 17.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, që ishte pezulluar gjatë krizës politike në Kiev.

XS
SM
MD
LG