Ndërlidhjet

Aktivitet i sekretarit Kerry për konfliktet në Siri, Libi dhe Jemen


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ndodhet në Arabinë Saudite, që është ndalja e parë në turneun njëjavësh diplomatik, në kuadër të përpjekjeve për ndaljen e konflikteve në Libi, Siri dhe Jemen.

Pas Arabisë Saudite, ku takohet me Mbretin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë, zoti Kerry sot më vonë udhëton për në Vjenë, ku mbahen takime për Libinë dhe Sirinë.

Pastaj, sekretari Kerry do ta vizitoj Brukselin, me ç’rast merr pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të NATO-s, ndërsa turneun e përfundon me fluturim në Vietnam, ku i bashkohet presidentit amerikan, Barack Obama, me rastin e qëndrimit të tij në këtë vend.

XS
SM
MD
LG