Ndërlidhjet

Britani: U eksplodua pakoja e dyshuar në Old Trafford


Pamje e policit me qen nuhatës në stadiumin Old Trafford pasi u evakuuan shikuesit për shkak të pakos së dyshuar
Pamje e policit me qen nuhatës në stadiumin Old Trafford pasi u evakuuan shikuesit për shkak të pakos së dyshuar

Ekspertët britanikë për shkatërrimin e bombave e kanë eksploduar një pako të dyshuar e cila ka ndikuar që të evakuohen mijëra dashamirë të futbollit nga stadiumi i njohur, Old Trafford, dhjetëra minuta para se të fillonte ndeshja Manchester United – Bournemouth.

Policia dhe udhëheqësit e stadiumit thanë sot se kjo ndeshje shtyhet.

Zyrtarët thanë se pakoja ishte gjetur në seksionin e qëndrimit në këmbë dhe shikuesit janë evakuuar 30 minuta para fillimit të ndeshjes.

Policët me qen nuhatës janë parë në Old Trafford, pasi është bërë shpallja për evakuim.

Policia në qytetin Mançester më herët tha se njerëzit do të duhej “ta anashkolojnë këtë hapësirë nëse kanë mundësi”.

XS
SM
MD
LG