Ndërlidhjet

Vazhdohet me planin francez, pavarësisht kundërshtimit të Izraelit


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu (djathtas) dhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, Jerusalem, 15 maj 2016
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu (djathtas) dhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, Jerusalem, 15 maj 2016

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, thotë se do të mbahet një samit në Paris, që ka për qëllim rinisjen e bisedimeve paqësore për Palestinën, pavarësisht kundërshtimeve të Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngritur mospajtime të fuqishme për këtë iniciativë franceze, e cila mbledh zyrtarë nga 20 vende, përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite, dhe Jordaninë, por jo nga territoret e Palestinës apo Izraelit, për takime që kanë për qëllim diskutimin e procesit paqësor.

Natanyahu tha dje, pas bisedimeve me Ayrault në Jerusalem, se negociatat direkte pa parakushte janë mënyra më e mirë për të arritur një marrëveshje paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Ai shtoi se “çfarëdo përpjekje tjetër e bën paqen edhe më të largët dhe u jep palestinezëve një mundësi ikjeje dhe shmangieje nga ballafaqimi me rrënjën e problemit.”

Ayrault gjithashtu mbajti bisedime në të njejtën ditë edhe me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, në Brengun Perëndimor.

Abbas e mbështet samitin e Parisit, i cili është planifikuar të mbahet më 30 maj.

Rrethi i fundit i bisedimeve izraelito-palestineze, i ndërmjetësuar nga SHBA, u prish në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG