Ndërlidhjet

Rusia e Bjellorusia kritikojnë sistemin amerikan të mbrojtjes raketore


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Uladzimer Makey, tha se Rusia dhe Bjellorusia janë të shqetësuara me zhvillimin e një sistemi amerikan të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore.

Makey i bëri këto komente pas takimit të sotëm me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili gjithashtu mbajti takim edhe me presidentin, Alyaksandr Lukashenka.

Makey tha se Bjellorusia dhe Rusia janë pajtuar që të diskutojnë rreth ndërmarrjes së “masave të duhura së bashku”, pas shpalosjes së planeve të SHBA-ve dhe NATO-s për të krijuar një mburojë më të madhe raketore në Evropë, me sisteme të reja në Rumani dhe Poloni.

Rusia ka protestuar kundër planeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Uashingtoni në vazhdimësi thotë se sistemet do t’i mbrojnë vendet anëtare të NATO-s nga raketat me rreze të shkurtëra dhe të mesme, veçanërisht nga disa shtete të Lindjes së Mesme.

XS
SM
MD
LG