Ndërlidhjet

Liu: Kina e mbështet përkushtim e Serbisë për dialog me Kosovën


Pamje e një pjese të Beogradit
Pamje e një pjese të Beogradit

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe ndihmësministri i jashtëm i Kinës, Liu Haixing, sot në Beograd, kanë shprehur mbështetje reciproke për integritetin territorial të dy vendve dhe janë pajtuar se vizita e presidentit të Kinës, Xi Jinping në Serbi, do t’i forcoj raportet e dyanshme.

Zoti Liu tha se “ne lartë e vlerësojmë mbështetjen e Serbisë për politikën e një Kine dhe mirëkuptimin për çështjen e Detit Jugor Kinez”, dhe ka shtuar se “Kina ka qëndrim, të fuqishëm në mbështetjen e integritetit territorial dhe të sovranitietit të Serbisë dhe përkushtimin e saj për dialog, si mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit” të Kosovës.

Nga ana tjetër, presidenti Nikolliq e ka falënderuar ndihmësministrin Liu për qëndrimin parimor të Kinës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG