Ndërlidhjet

Rusia mohon se ka ndërtuar kamp ushtarak në Palmirën antike


Qyteti i shkatërruar i Palmirës nga Shteti Islamik
Qyteti i shkatërruar i Palmirës nga Shteti Islamik

Rusia e ka mohuar se ka ndërtuar një bazë ushtarake brenda një zone të qytetit antik të Palmirës në Siri, që është edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Ushtria ruse e ka përshkruar kampin si të “përkohshëm”, duke thënë se janë vetëm disa njësi shtëpiake që po përdoren nga ekspertët e deminimit, të cilët po merren me largimin e minave që janë vendosur aty nga militantët e Shtetit Islamik.

Ushtria ruse tha se qeveria e Sirisë ka dhënë leje për ndërtimin e kampit, i cili përfshin një spital dhe furrë, të cilat përdoren edhe nga banorët lokalë.

Kryetari i departamentit sirian për antikitete, i cili tha se gjërat antike me vlerë të qytetit janë më të sigurta duke iu falenderuar pranisë ruse, i tha Associated Press se ai nuk do të jepte leje për ndërtimin e atij kampi rus aty, po të pyetej ai.

Një zyrtar i UNESCO-s tha se është ende e paqartë nëse kampi është i vendosur në një zonë neutrale të lokacionit arkeologjik, por tha se ai nuk paraqet rrezik për zonën historike.

XS
SM
MD
LG