Ndërlidhjet

Dy policë të vrarë nga dy shpërthime në Pakistan


Pamje pas një shpërthimi të mëhershëm në Pakistan
Pamje pas një shpërthimi të mëhershëm në Pakistan

Zyrtarët pakistanezë thonë se dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë vrarë dy zyrtarë policorë dhe lënduar 17 njerëz në qytetin veriperëndimor të Peshauarit.

Zyrtari i Policisë, Sajjad Khan, i ka thënë Radios Marshall se bomba e parë, e vendosur në afërsi të rrugës, shpërtheu kur një veturë policie kaloi në Aslam Dheri, një lagje në periferi të qytetit.

Bomba e dytë shpërtheu në kohën kur në vendin e ngjarjes arritën ekipet policore.

Në mesin e të lënduarve ka zyrtarë policorë, pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe të mediave.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ka kohë që kjo zonë është bërë qendër e militantëve të Shtetit Islamik në Pakistan, dhe Peshauari së fundmi ka përjetuar disa sulme të kryera nga militantët.

XS
SM
MD
LG