Ndërlidhjet

Elizabeth II: Do të trajtojmë ekstremizmin në të gjitha format


Londër, 18 maj 2016.
Londër, 18 maj 2016.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka shpalosur planet e kryeministrit britanik, David Cameron, për të riparuar burgjet dhe për të ndihmuar të varfrit – të dyja këto pjesë e një agjende për reforma sociale.

Në fjalimin vjetor përpara Dhomës së Lartë të Parlamentit, Mbretëresha ka thënë se po planifikohen edhe mbi 20 ligje të reja, disa prej të cilave kanë të bëjnë me trajtimin e ekstremizimit.

“Legjislacioni do të futet për të parandaluar radikalizmin, për të trajtuar ekstremizmin në të gjitha format e tij dhe për të promovuar integrimin e komunitetit”, ka thënë Mbretëresha.

“Qeveria ime do të vazhdojë të mbrojë sigurinë kombëtare. Ministrat e mi do të investojnë në forcat e armatosura të Britanisë… Ata po ashtu do të veprojnë për të siguruar të ardhmen afatgjate të parandaluesit bërthamor të Britanisë”, ka shtuar Mbretëresha.

Fjalimi i saj vjetor është një ngjarje e madhe në politikën britanike.

Sivjet, ai vjen në prag të referendumit në Britani, ku qytetarët pritet të vendosin për anëtarësinë e mëtutjeshme të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Referendumi do të mbahet më 23 qershor.

XS
SM
MD
LG