Ndërlidhjet

NATO: Maqedonia ta kapërcej krizën politike


Jens Stoltenberg gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel
Jens Stoltenberg gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka tërhequr sot vërejtjen Maqedonisë që të mos lejoj që kriza politike t’i dëmtoj shpresat për pranim në aleancë.

Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike prej se opozita në vitin 2015 e pat akuzuar kryeministrin, Nikolla Gruevski, dhe shefin e kundër-inteligjencës, për përgjim të më se 20 mijë njerëzve.

“Dera e NATO-s është ende e hapur, por është madhore për liderët e vendit t’i shqyrtojnë problemet e sundimit të ligjit, përfshirë tërheqjen e amnistisë aktuale presidenciale”, tha zoti Stoltenberg në konferencë për gazetarë në Bruksel, dhe ka shtuar se “është me rëndësi që të vendosen kushte minimale për jetë normale demokratike politike”.

Sot më herët gjatë ditës, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e ka pezulluar shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë dhe vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme në qershor.

XS
SM
MD
LG