Ndërlidhjet

Aleati i Erdoganit emërohet për kryeministër


Binali Yildirim
Binali Yildirim

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Turqisë ka zgjedhur Binali Yildirimin si kandidat për lider të saj.

Yildirim, i cili aktualisht është ministër i Transportit, shihet si ndihmës i afërt i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryemimisri në largim, Ahmet Davutoglu, duket se ka kundërshtuar planet e Erdoganit për të forcuar pushtetin e tij dhe ka dhënë dorëheqje.

Yildirim, 60 vjeç, do të konfirmohet si lider i ri i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në një kongres të jashtëzakonshëm, që do të mbahet të dielën.

Lideri i partisë merr automatikisht rolin e kryeministrit.

Presidenti Erdogan shpreson ta lëvizë Turqinë nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial.

XS
SM
MD
LG