Ndërlidhjet

Shqipëri: Pesë nëpunës të jetimores akuzohen për abuzim të fëmijëve


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana

Pesë nëpunës të një jetimoreje në pjesën veriore të Shqipërisë janë arrestuar lidhur me akuza për abuzim të fëmijëve, të cilët ishin strehuar aty.

Zyra e prokurorit të Tiranës ka njoftuar dje se fëmijët në një jetimore në Shkodër ishin abuzuar fizikisht dhe në mënyrë ilegale ishin detyruar të punonin.

Prokuroria tha, po ashtu, se ka dëshmi se tri vajza të mitura në jetimore janë “keqtrajtuar seksualisht”.

Në këtë jetimore, që administrohet nga udhëheqja lokale në Shkodër, janë të strehuar edhe fëmijët, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi t’i mbajnë.

XS
SM
MD
LG