Ndërlidhjet

Kremlini reagon me zemërim mbi marrëveshjen NATO - Mali i Zi


Ushtria malazeze, foto arkivi
Ushtria malazeze, foto arkivi

Nënshkrimi i protokollit ndërmjet Aleancës Veriatlantike, NATO, dhe Malit të Zi për anëtarësim bart rrezikun e shtimit të tensioneve në Evropë, ka deklaruar të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

“Në përgjithësi, zgjerimi i mëtejmë i NATO-s, nga pikëpamja jonë, është në radhë të parë një proces me shenjën minus”, u ka thënë Peskov gazetarëve.

Sipas tij, zgjerimi i Aleancës, në asnjë mënyrë, nuk i kontribuon sigurisë në Evropë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s kanë nënshkruar të enjten në Bruksel protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Ky protokoll tash i mundëson Malit të Zi statusin e vëzhguesit në Këshillin e NATO-s, kurse pas ratifikimit të tij nga të 28 vendet anëtare të Aleancës, Mali i Zi fiton anëtarësinë e plotë.

XS
SM
MD
LG