Ndërlidhjet

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit jep dorëheqje


Moshe Yaalon
Moshe Yaalon

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon, ka dhënë dorëheqje, duke paralajmëruar se Izraeli “është marrë përsipër nga elemente të rrezikshme dhe ekstreme”.

Dorëheqja vjen në kohën kur kryeministri Benjamnin Netanyahu po bën përpjekje të sjellë politikanin ekstrem, Avigdor Lieberman, në koalicion, e, sipas të gjitha gjasave, në postin e ministrit të Mbrojtjes.

Lieberman ka reputacion për komente nxitëse dhe ka qëndrim agresiv ndaj palestinezëve.

“Për keqardhjen time të madhe, së voni, kam gjetur veten në mosmarrëveshje të vështira për parimet dhe profesionalizmin me kryeministin, me disa anëtarë të kabinetit dhe disa ligjvënës”, ka thënë Yaalon, derisa ka njoftuar për dorëheqjen.

Franca, së voni, ka njoftuar se do të organizojë një konferencë ndërkombëtare më 3 qershor, në përpjekje për të ringjallur bisedimet për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve, të cilat kanë kolapsuar në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG