Ndërlidhjet

Dhjetë vjet nga pavarësia e Malit të Zi


Flamuri i Malit të Zi
Flamuri i Malit të Zi

Mali i Zi shënon sot 10-vjetorin e pavarësisë.

Më 21 maj të vitit 2006, qytetarët e këtij vendi, përmes votës në referendum, kanë mbështetur pavarësinë nga Serbia.

Për suksesin e referendumit ka qenë e nevojshme mbështetja e së paku 55% të votuesve.

Vota pro pavarësisë e pakicës shqiptare ka qenë vendimtare.

Kuvendi i Malit të Zi paraprakisht kishte miratuar Ligjin për referendum, në përputhje me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi së bashku me liderë të tjerë rajonalë e botërorë.

Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, tetë muaj pas shpalljes së saj.

XS
SM
MD
LG