Ndërlidhjet

Kerry: Sanksionet do t’i ndihmojnë reformat në Birmani


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, po qëndron në Birmani, vetëm pak ditë pasi Uashingtoni ka hequr disa sanksione financiare dhe tregtare, të vendosura në kohën kur Birmania ka qenë nën sundimin ushtarak.

Megjithatë, sanksionet për disa individë dhe grupe mbeten ende në fuqi.

Sanksionet e SHBA-së janë ende të nevojshme për të shtyrë tutje procesin e reformave në Birmani, ka thënë Kerry në Jangon.

“Heqja e sanksioneve varet vërtet nga përparimi që do të bëhet”, ka shtuar ai.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se qëllim i udhëtimit të Kerryt është të tregojë “mbështetjen për qeverinë e re civile, të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

Në muajin mars është betuar presidenti i ri i Birmanisë, njëherësh lideri i parë civil i zgjedhur në më shumë se 50 vjet.

XS
SM
MD
LG