Ndërlidhjet

Kinë: Presidentja e re e Tajvanit është “ekstreme” pasi është e pamartuar


Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen
Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen

Një gazetë që publikohet nga agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës thotë se presidentja e re e Tajvanit, Tsai Ing-wen, është më tepër “ekstreme” në politikat e saj, pasi është e pamartuar dhe i mungon balanca emocionale, që krijohet nga jeta romantike dhe familjare.

Këto komente janë pjesë e një editoriali që presidenten Tsai e kritikon për shkak se është mbështetëse e zëshme e pavarësisë së Tajvanit nga Kina, derisa Pekini thotë se do ta përdorë forcën ushtarake për implementimin e parimit për “një Kinë”.

Mëtutje, në editorial theksohet se meqë nuk ka partner dhe fëmijë, Tsai Ing-wen është më “emocionale, personale dhe esktreme” në politikë dhe se ajo ka prirje për tu fokusuar ekskluzivisht në detaje dhe qëllime afatshkurtëra, raporton AP nga Pekini.

Ky editorial është publikuar dje në faqen në Internet të gazetës, International Herlad Leader, që është publikim i agjencisë zyrtare të lajmeve në Kinë, Xinhua.

XS
SM
MD
LG