Ndërlidhjet

Ismayilova: Arrestimi im ka qenë politik


Khadija Ismayilova duke dalë nga burgu, 25 maj 2016.
Khadija Ismayilova duke dalë nga burgu, 25 maj 2016.

Gazetarja azerbajxhanase e Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova, e cila është liruar të mërkurën nga burgu, ka thënë se arrestimi i saj është bërë vetëm për arsye politike.

“Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe klika e tij kanë vendosur të heqin qafe çdo kritikë kundër tyre. Andaj, (v.j. arrestimi im) ka qenë pjesë e veprimeve shtypëse kundër aktivistëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe udhëheqësve të organiztave joqeveritare”, ka thënë Ismayilova për gazetarët, menjëherë pas lirimit të saj në Baku.

Gjykata Supreme e Azerbajxhanit ka urdhëruar reduktimin e dënimit të Ismayilovas nga 7 vjet e gjysmë burg në dënim me kusht prej 3 vjet e gjysmë.

Ismayilova është arrestuar në dhjetor të vitit 2014 dhe është dënuar në shtator të 2015-ës, nën akuzat për evazion fiskal dhe përvetësim.

Por, akuzat janë parë gjerësisht si hakmarrje për raportet e Ismayilovas në lidhje me korrupsionin në familjen e presidentit Aliyev.

”Kjo është një ditë e madhe për Khadijan, për të gjthë gazetarët dhe për lirinë e fjalës kudo”, ka thënë kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq.

Ismayilova ka shkruar në profilin e saj në Facebook se do të vazhdojë punën si gazetare.

XS
SM
MD
LG