Ndërlidhjet

BBG mirëpret lirimin e Ismayilovas


Logo e BBG-së
Logo e BBG-së

Kryesuesi i Bordit të Guvernatorëve të Transmetuesve Amerikanë (BBG), Jeff Shell, ka përshëndetur lirimin nga burgu të gazetares azerbajxhanase të Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova.

“Jam i lumtur të dëgjoj se gazetarja hulumtuese e Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova, është liruar nga burgu në Baku, ku ka shërbyer një dënim të paarsyeshëm dhe të papranueshëm, si hakmarrje për raportimin për korrupsion. Gjykata Supreme e Azerbajxhanit ka bërë hap në drejtim të duhur, duke rishikuar dënimin, por unë u bëj thirrje autoriteteve që të pastrojnë emrin e saj nga të gjitha keqbërjet dhe t’ia heqin lirinë me kusht”, ka thënë përmes një deklarate zoti Shell.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve të Azerbajxhanit që të lejojnë rihapjen e byrosë së Radios Evropa e Lirë në Baku dhe të ndalojnë "keqtrajtimin e gazetarëve" të REL-it atje.

“Sot është një ditë e madhe, por është vetëm një hap në luftën e gjatë për liri të shtypit në Azerbajxhan”, ka thënë Shell.

Lirimi i Ismayilovas është mirëpritur edhe nga shefi ekzekutiv i BBG-së, John Lansing.

“E mirëpres lirimin e saj dhe shpresoj që ai të jetë një tregues për ndryshimet që do të vijnë në Azerbajxhan, sa i përket lirisë së shtypit. Por, shumë punë mbetet për t’u bërë”, ka thënë zoti Lansing, duke bërë po ashtu thirrje për rihapjen e byrosë së Radios Evropa e Lirë në Baku, e cila është mbyllur nga autoritetet e atjeshme në dhjetor të vitit 2014.

Lexoni edhe këtë:

Ismayilova: Arrestimi im ka qenë politik

XS
SM
MD
LG