Ndërlidhjet

G7: Palët në konfliktin në Ukrainë ta respektojnë marrëveshjen


Japan, Hiroshima - Hiroshima started meeting of G-7 foreign ministries, 11Apr2016
Japan, Hiroshima - Hiroshima started meeting of G-7 foreign ministries, 11Apr2016

Liderët e vendeve të Grupit të shtatë fuqive ekonomike, i njohur me shkurtesën G7, kanë kërkuar nga të gjitha palët në konfliktin në Ukrainë që të ndërmarrin “hapa konkretë” për respektimin e armëpushimit të paraparë me Marrëveshjen e Minskut.

Pas dy ditësh të bisedimeve në samitin në Japoni, liderët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Britanisë, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Japonisë, kanë kërkuar sot që palët duhet t’i plotësojnë përkushtimet e tyre “pa vonesë” dhe t’i mbajnë zgjedhjet në hapësirat nën kontrollin e separatistëve “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Ne e përsërisim dënimin tonë për aneksimin ilegal të gadishullit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe e riafirmojmë politikën tonë të mosnjohjes së saj dhe për sanksionet kundër atyre që janë të përfshirë”, thuhet në deklaratën finale të pjesëmarrësve të samitit G7 në Japoni.

XS
SM
MD
LG