Ndërlidhjet

OKB: Bllokohet qasja e grupit për lirinë e shtypit


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Rusia, Pakistani dhe Azerbajxhani, ishin në mesin e vendeve që e bllokuan procesin e dhënies së akreditimit të Kombeve të Bashkuara për grupin për lirinë e mediave, Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve.

Një komitet i OKB-së, që i akrediton grupet e tilla joqeveritare, mbrëmë ka votuar kundër statusit konsultues të grupit, që mundëson pjesëmarrje në mbledhje të hapura dhe konferenca, përfshirë Këshillin për të drejtat e njeriut në Gjenevë.

Vendet e tjera që, po ashtu, votuan kundër, ishin Kina, Afrika Jugore, Kuba, Nikaragua, Sudani, Venezuela dhe Burudni.

Në favor të kësaj mase votuan Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Greqia, Guineja, Mauritania dhe Uruguaji.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë apel kundër këtij vendimi në Këshillin ekonomiko-social të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG