Ndërlidhjet

OKB: IS ka shtuar vrasjet e civilëve në Falluxha


Falluxha, Irak
Falluxha, Irak

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për situatën e civilëve në qytetin Falluxha të Irakut.

Forcat irakiane kanë nisur këtë javë ofensivën për rimarrjen e qytetit nga grupi militant Shteti Islamik (IS).

“Brenda Falluxhës kemi raporte dramatike për rritje të ekzekutimeve të burrave dhe djemve që refuzojnë të luftojnë në anën e Shtetit Islamik. Raporte të tjera thonë se një grup njerëzish që ka bërë përpjekje të largohet, është ekzekutuar. Përveç kësaj, shumë njerëz raportohet se janë varrosur të gjallë nën rrënojat e shtëpive të tyre”, ka thënë Melissa Fleming, zëdhënëse e Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë.

Në Falluxha besohet të jenë të bllokuar rreth 50,000 njerëz.

Ata që kanë arritur të dalin, i përshkruajnë si të tmerrshme kushtet atje.

Falluxha është qyteti i parë që ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG