Ndërlidhjet

Itali: Së paku 45 migrantë janë gjetur të vdekur


Fotografi e Marinës italiane ku shihen migrantët në anijen e cila fundoset pak para fillimit të operacionit të shpëtimit para tri ditësh
Fotografi e Marinës italiane ku shihen migrantët në anijen e cila fundoset pak para fillimit të operacionit të shpëtimit para tri ditësh

Së paku 45 migrantë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi anija e tyre është fundosur dje në Detin Mesdhe, ka njoftuar roja bregdetare e Italisë.

Anija e Marinës italiane, Vega, i ka shpëtuar afro 135 njerëz nga anija e madhe e gomës “gjysmë e fundosur”, në njërin prej 17 operacioneve të koordinuara nga roja bregdetare gjatë ditës së djeshme.

Ekuipazhi i anijes Vega i ka gjetur 45 trupa të pajetë dhe ende po kërkohet për të zhdukurit.

Raportohet se kjo është dita e tretë e njëpasnjëshme e vdekjeve të migrantëve në det.

Roja bregdetare tha se moti më i nxehtë dhe deti më i qetë ka ndikuar në rritjen e numrit të njerëzve që përpiqen të kalojanë nga Libia, ku trafikantët me njerëz veprojnë të papenguar.

Migrantët, shumica prej të cilëve nuk dijnë të notojnë dhe nuk janë jelekë shpëtimi, kanë paguar qindra ose mijëra dollarë për të kaluar nëpër det në Evropë.

XS
SM
MD
LG