Ndërlidhjet

Për dhe kundër zhvendosjes së Olimpiadës në Brazil për shkak të Zikës


Pamje e stadiumit futbollistik Marakana në Rio de-Zhanejro derisa ishte renovuar për përgatitje për Lojërat Olimpike në gusht të këtij viti
Pamje e stadiumit futbollistik Marakana në Rio de-Zhanejro derisa ishte renovuar për përgatitje për Lojërat Olimpike në gusht të këtij viti

Dhjetëra ekspertë të mjekësisë kanë kërkuar që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të ndikoj në shtyrjen apo zhvendosjen e Lojërave Olimpike në Rio de-Zhanejro të Brazilit, për shkak të përhapjes së virusit Zika.

Në një tetër të hapur drejtuar OBSH-së, 150 ekspertë kanë theksuar dëshmi shkencore se virusi Zika shkakton dëmtime të rënda në lindje, përfshirë foshnje të lindura me kokë të vogël jonormale.

Te të rriturit mund të shkaktoj probleme neurologjike, përfshirë edhe një sindrom të rrallë, që mund të jetë fatal ose mund të rezultoj me paralizë të përkohshme.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë sot e ka hedhur poshtë kërkesën për shtyrjen ose zhvendosjen e Lojërave Olimpike në Rio de-Zhanejro, që fillojnë në muajin gusht të këtij viti.

Në kumtesën e OBSH-së theksohet se mbajtja e Olimpiadës siç është planifikuar “nuk do ta ndryshoj në mënyrë të rëndësishme” përhapjen e virusit.

“Mënyra më e mirë për ta reduktuar rrezikun nga sëmuandja është përmbajtja e udhëzimeve publike shëndetësore për udhëtime”, thotë OBSH-ja.

Në letrën e ekspertëve theksohet se do të jetë “e pa përgjegjshme” lejimi i 500 mijë njerëzve të marrin pjesë në lojëra atje, pasi kjo pashmangshëm do të çoj në më tepër lindje me foshnje me tru të dëmtuar dhe do të përshpejtohet përhapja globale e virusit.

OBSH-ja aktualisht i ka këshilluar gratë shtatzëna që të mos shkojnë në Rio de-Zhanejro, ndërsa udhëtarët e tjerë duhet t’i anashkalojnë pjesët e varfëra dhe të mbipopulluara të këtij qyteti.

XS
SM
MD
LG