Ndërlidhjet

Ushtria irakiane hyn në Falluxha


Falluxha, Irak
Falluxha, Irak

Ushtria irakiane ka bërë të ditur se forcat e saj kanë hyrë në qytetin Falluxha, i cili kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik.

Korrespondentët thonë se shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri mund të dëgjohen në qarkun jugor Naimia.

Operacioni për rimarrjen e qytetit ka nisur qysh më 22 maj.

Falluxha është qyteti i parë që ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në vitin 2014.

Rreth 50,000 civilë besohet se janë ende të bllokuar atje.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë marrë raporte për vuajtje të tmerrshme të tyre.

Falluxha ka qenë nën rrethim për gjashtë muaj dhe shumë pak ushqime apo ilaçe kanë hyrë në qytet.

XS
SM
MD
LG