Ndërlidhjet

Habre dënohet me burgim të përjetshëm


Hissene Habre - fotografi e vitit 1987
Hissene Habre - fotografi e vitit 1987

Ish presidenti i Çadit, Hissene Habre, është shpallur sot fajtor për krime kundër njerëzimit për dhënien e urdhërit për vrasjen dhe torturimin e mijëra kundërshtarëve politik gjatë kohës sa ishte në pushtet.

Habre e kishte marrë pushtetin në vitin 1982.

Ai është dënuar më burgim të përjetshëm nga Dhoma Speciale Afrikane, e krijuar në vitin 2013 nga Senegali dhe Unioni Afrikan.

Verdikti është dhënë pas një beteje gjyqësore 16 vjeçare e nxitur nga viktimat dhe aktivistët e të drejtave të cilët kërkonin që ish udhëheqësi i fuqishëm të dal para drejtësisë në Senegal.

Në këtë shtet, Habre kishte ikur pasi u largua nga pushteti gjatë kryengritjes së vitit 1990.

XS
SM
MD
LG